Që prej lajmit të parë se koronavirusi po përhapej në botë, produkti më i kërkuar në farmaci ishte dezinfektanti i duarve.
Ky “mik” i kudogjendur i të gjithëve në këtë kohë pandemie duket se fillimisht ka ngjallur dyshime për efektet e tij në sistemin imunitar.
Mjekja infeksioniste Anne Liu, tha për “Women’s Health” se nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët, dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistencën bakteriale.
Përdorimi i xhelit antibakterial është rekomanduar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas studimeve, përdorimi i dezinfektuesit të duarve nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Por megjithatë duhet patur kujdes kur lëkura e duarve është e thatë dhe e plasaritur.
Në këtë rast rekomandohet përdorimi i ujit, sapunit dhe kremit hidratues pasi antibakteriali mund të shkaktojë infektim të lëkurës./Fjala.al