Foto/Njihuni me teatrot që u shembën për zhvillim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Guardian” ka publikuar një artikull ku rendiste mbi 30 teatro që kanë bërë histori e që pritet të shemben për t’i hapur rrugë zhvillimit.

Mësohet se vetëm një pjesë prej tyre do të kthehen në skena moderne, pjesa tjetër do të “vdesin” për t’u zëvendësuar nga biznese dhe blloqe banimi.

Nga Londra, në kryeqendrat e tjera kulturore të botës, prishja e teatrove të vjetër është një ngjarje krejt e zakonshme. Këto janë disa prej rastet më të famshme:

Paris Janë të paktën 43 teatrot parisienë të shembur apo shkatërruar në dy shekujt e fundit. Disa nga rastet më të njohura janë: Teatri “Alhambra-Maurice Chevalier”, ndërtuar për të pritur shfaqje operistike në vitin 1866. Amortizimi dhe pamundësia për të përmbushur nevojat moderne sollën shembjen e tij përfundimtare në vitin 1967. Një teatër i ri, që mban të njëjtin emër është ngritur në vitin 2008, 300 metra larg vendndodhjes së të vjetrit.Teatri “Theatre de l’Ambigu Comique”, një prej më të vjetërve në Paris, i ndërtuar në vitin 1769 dhe i shkatërruar nga zjarri në 1827. i rindërtuar sërish pas zjarrit, deri sa për shkak të amortizimit u vendos për prishjen e tij përfundimtare në vitin 1966, duke mbyllur kështu një histori 2-shekullore.

Teatri “Pigalle”, i vendosur në rrugën me të njëjtën emër, një vepër madhështore e financuar nga Philipe Rothchild në vitin 1929, me qëllim që të shndërrohej në teatrin më modern të botës. Rënia e të ardhurave dhe keq-manaxhimi bëri që teatri të shitej në 1958. Edhe pse relativisht i ri, struktura madhështore bashkëkohore nuk pengoi prishjen e tij disa vite më vonë. Sot, mbi teatrin e vjetër janë vendosur parkime dhe ofiçina.

Lexo edhe :  “Hiqet” trau në Morinë/ Për 9 muaj, pa kontrolle në kufi Shqipëri-Kosovë

Nju Jork – Lista e teatrove të shembur në Nju Jork pas 1900 është prej 45 teatrosh.
E njohur në media si “masakra e madhe e teatrove”, në vitin 1982, 5 teatro historikë “Morosco”, “Bijou”, “Gaiety” dhe 2 “Astor Theatres” u shkatërruan njëkohësisht për t’u zëvendësuar nga qiellgërvishtësi i “Marriot Hotel”, brenda të cilit u ndërtua një teatër i ri modern “Marquis Theater”. Opera e madhe madhështore e Manhatanit, “Grande Opera House”, ndërtuar në vitin 1868 me një shumë rekord për kohën, u shkatërrua në 1960 si pjesë e rikualifikimit të të gjithë zonës së “Penn South”, ku u zhvilluan blloqe të larta banimi.

Gjermani – Rasti më klasik është ai i “Düsseldorfer Schauspielhaus”, ndërtuar në vitin 1747 nga Mbreti Karl Theodor si një teatër madhështor për të argëtuar aristokracinë e kohës dhe i dhuruar për qytetin në vitin 1818 nga Mbreti Friedrich Ëilhelm II i Prusisë, teatri u shemb në vitet 1960. Në vend të tij, u ngrit një teatër modern shumë i njohur në ditët e sotme, në gjendje për të plotësuar nevojat moderne të artit.

Moskë – Vetëm pak muaj më parë, në Moskë u shemb kinemaja më e famshme e kohës së komunizmit, një objekt me një fasadë ekstravagante që ngjall një nostalgji të veçantë për shumë moskovitë sepse ishte ndër të vetmet që transmetonin filma të huaj ne ate kohe. E ndërtuar në vitin 1959, në një prej rrugëve më të famshme të kryeqytetit pranë teatrit të famshëm “Bolshoi”, kinemaja “Solovey” u shemb në vitin 2019 sepse nuk plotësonte më standartet kundër zjarrit. Në vend të saj po ndërtohet aktualisht një bllok i lartë banimi.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV