Operacion blic në të gjithë Shqipërinë, shoqërohen 30 persona

Operacioni policia

Policia është duke kryer një operacion kombëtar antidroge në të gjithë Shqipërinë. Bëhet me dije se uniformat blu kanë më shumë se një vit që po e hetojnë dhe sot është zhvilluar një operacion blic.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 30 persona në Tiranë, Shkodër e Kukës. Ndërkohë operacione po zhvillohen edhe në qytete të tjera për të cilat po bashkëpunojnë dhe prokuroritë e rretheve.

Ndërkohë priten detaje të tjera në përfundim të operacionit.