Rama dhe ironia e tij me gazetaren: Harrova të pyes ty…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohe që opozita protestonte për godinën e Teatrit, numri një i qeverisë ishte live në “Euronews”.

Rama u pyet lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri gjatë protestës së dytë të zhvilluar nga Alenca në Mbrojtje të Teatrit.

Përgjigjja e Ramës ishte mjaft ironike, duke u shprehur se duhet të ishte konsultuar me mediat për aksionet e tyre.

PJESË NGA BISEDA:

Bruna Çifligu: Pse kanë qenë trupat RENEA në zonën e Teatrit dhe të armatosur?

Edi Rama: Është fatkeqësi e madhe që merreni me këtë çështje. Ishin tek ministrja e Brendshme, hipin në automjetet e tyre dhe ikin. Se pse iu shqetëson juve që RENEAT ishin brenda Ministrisë të armatosur për punën e tyre, unë këtë nuk e di.

Bruna Çifligu: Përse duhet të ishin aty?

Edi Rama: Sepse harruan t’ju pyesnin ju dhe kolegët ju. Harruan t’ju marrin mendimin tuaj për punën e tyre. Me Policinë jini mirënjohës se ka bërë sakrifica dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fantazi

Bruna Çifligu: Ishte e ligjshme prania e atyre aty?

Edi Rama: Aty ku?

Bruna Çifligu: Në zonën e Teatrit!

Edi Rama: Ata ishin në godinën e Ministrisë së Brendshme, dolën dhe ikën. Nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Gjithçka mund të ndodhë, dhe mund të futen në Ministri, dhe të hedhë një bombë. Është turp që i xhironi këto pamje. S’kishte lidhje me Teatrin fare, nuk panë as majtas dhe as djathtas. Ku hyn Policia aty? Bën punën e vetë, dhe duhet të jeni të gjithë të kënaqur që bën punën e vetë…Mendoj unë!

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV