Stadiumet bosh, arkat…edhe më bosh. TV imponojnë klubet angleze

Klubeve elitare iu komunikua se do të duhet kthejnë në total 300 deri në 350 milionë Paund për kompanitë televizive

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet e Premier League po frikësohen gjithmonë e më tepër nga ndikimi i pandemisë në sportin më popullor të globit, e kjo dozë u shtua pasi mësuan zbritjet shtesë të transmetimit televiziv, që përfaqëson pjesën e “luanit” të asaj çka fitojnë ekipet ishullore. Transmetuesit e kampionatit janë bërë shkak i një zbritje të konsiderueshme nga çeku i milionave edhe nëse sezoni i Premier League rifillon sipas programit, në mes të Qershorit.

Klubet e Premier League frikësohen se do të ketë pasoja të mëdha financiare në rastine  fundit kur transmetuesit kërkojnë rimbursime të mëdha edhe nëse sezoni ka përfunduar.

Klubeve elitare iu komunikua se do të duhet kthejnë në total 300 deri në 350 milionë Paund për kompanitë televizive edhe nëse 92 ndeshjet që akoma duhen luajtur, do të zhvillohen. (fjala.al). Por jo vetëm kaq pasi platformat me ndikim si Sky apo beIN Sports janë bërë shkak për 36 milionë “extra” në zbritje për çdo javë të sezonit 2019-20 nëse ky shtrihet përtej 16 korrikut.

Realitetet e ashpra financiare të pasqyruara me forcën e pandemisë që po kërcënon globin shtojnë presionin edhe te qeveria e Johnson. Bdeshjet nuk ka gjasa të luhen para 19 qershorit dhe  26 qershori mund të jetë një datë më realiste. Menaxherët dhe lojtarët janë kundër një rikthimi të propozuar të 12 qershorit për shkak të shqetësimeve të përgatitjes fizike pas një ndërprerje të gjatë.(fjala.al).

Klubet nuk janë të kënaqur me kompanitë televizive, pasi ato janë të gatshme t’u japin teleshikuesve, pamje live brenda dhomave të zhveshjes, dhe diskutime live në pankinë, si rrjedhojë akses më të madh kur sezoni fillon. Por tifozët janë në revoltë pasi transmetuesit duan të paguajnë më pak, pavarësisht se janë në gjendje të tregojnë më shumë futboll.

Lexo edhe :  Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Çfarë tregon realiteti…me kushtet e kontratës që favorizojnë transmetuesit, klubet do ta kenë të vështirë të negociojnë një marrëveshje të re.

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV