Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Efekti fiskal i koronavirusit në xhepin e gjithsecilit dhe qeverisë gjatë muajit prill 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Koço Broka

Pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, rënies të PBB-së në tremujorin e katërt të 2019-s, me mbërritjen e COVID-19 në Evropë, rajon edhe në vendin tonë , filluan të ndihen efektet e tij. Ato u bënë më të plota me vendosjen nga qeveria të masave të forta kufizuese për vazhdimin e prodhimit dhe shërbimeve, në emër dhe në funksion të mbrojtjes së jetës. Përmasat e efekteve ekonomike dhe fiskale të COVID-19 ishin dhe janë të ndryshme në vende të ndryshme dhe në varësi të zgjatjes së masave shtrënguese.

Në këto rrethana efektet e kësaj krize në rënien e Produktit të Brendshëm Bruto, konsumit, eksport-importit, punësimit, inflacionit, deficitit fiskal, borxhit publik janë tepër fluide. Ndërkohë efektet e tyre në gjendjen ekonomike e financiare të shtresave në nevojë, pensionistëve, punonjësve në sektorin privat apo publik, të biznesit, të bankave të nivelit të dytë dhe të vetë buxhetit të shtetit, apo të çdo nëngrupi apo individi janë tepër të larmishme.

Të ndryshme kanë qenë edhe masat mbështetese të parashikuara nga qeveria në paketën e parë apo në paketën e dytë. Parë nga interesi i drejtpërdrejtë i përfitimit apo mospërfitimit nga këto masa, por dhe nga dëmi ose mungesa e tij nga masat kufizuese të lëvizjes dhe të punës, vlerësimi ndaj tyre ka qenë dhe mbetet tepër i larmishëm. Kjo edhe nga individët që i përkasin një grupimi të gjerë, si ai i shtresave në nevojë.

P.sh., për paketën e parë u deklarua nga kryeministri se ishin parashikuar 65 mln dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël.  Kreu i qeverisë tha se do të fshijmë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt financiar deri në 150 mln dollarë, nga e cila do të përfitojnë 224 mijë abonentë… Pronari i biznesit që u mbyll ishte i interesuar drejtpërdrejt për masën e parë e të ashtuquajturën pagë e luftës, ndërsa ata që kishin për të paguar kamatëvonesa, për masën e fshirjes së kamatëvonesave. Sa janë harxhuar në fakt për secilin nga këto grup-masash nga buxheti i shtetit? – pyet shumëkush jo i prekur drejt përdrejt nga këto masa, apo përfaqësues i biznesit. Deri tani secili kishte mundësi të shihte efektin e drejtpërdrejtë të koronavirusit në xhepin e vet. Ky efekt ka qenë dhe është tepër i larmishëm për individët apo biznesin. Kjo për faktin se kishte disa biznese të vogla apo të mëdha që nuk e ndërprenë punën. Bizneset që lidhen me konsumin e ushqimeve bazë, bulmet, ushqimore, perime fruta, në tërësi nuk janë prekur. Importi i tyre në prill 2020 nuk ka rezultuar më i vogël sesa vitin e kaluar, por diçka më i madh. Po kështu ka ndodhur me punonjësit se sektorit publik apo pensionistët. Me masat që u morën për të frenuar rritjen e çmimeve, stabilizimin e kursit të këmbimit apo indeksimin e pensioneve në fillim të prillit, në tërësi efekti fiskal i koronavirusit nuk u ndie nga këto grupe sociale. Krejt ndryshe ka ndodhur me punonjësit dhe bizneset që nuk kanë punuar apo që mbetën të papunë,si hoteleri, bar-restorante, transport publik. Një pjesë e tyre janë bobavitur vetëm me të ashtuquajturën pagë të luftës. Ndërsa disa nuk mundën ta marrin as atë. Kodi i rregjistrimit të të vetëpunësuarve, por edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, apo interpretimi i tyre dha efektet veta.

Sipas të dhënave të Tregtisë së Jashtme, sektori më i prekur ishte ai i fasonit. Pakësimi i eksportit nga ky sektor në muajin prill përbënte mbi 58% të rë rënies së eksportit gjithsej. Ndonse ky sektor nuk u pengua të punojë, efektet ndërkombëtare të COVID-19, ishin shumë të mëdha mbi këtë biznes, por edhe punonjësit e tij. Duke parë se sa të është prekur ose jo xhepi, nga kriza e COVID -19, nuk është e tepërt të shihet dhe sa është prekur dhe xhepi i shtetit, i qeverisë – buxheti i shtetit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi dje të dhënat e thesarit për treguesit fiskalë (buxhetin faktik të qeverisë) të periudhës janar-prill 2020.

Por cilët janë disa nga treguesit kryesorë fiskalë?

Për të pasur një pamje të përgjithshme ia vlen të mbahet parasysh efekti në:

– të ardhurat buxhetore;

– shpenzimet buxhetore, të ndara në korrente dhe kapitale;

– deficiti fiskal, por edhe ai korrent (diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve korrente);

Ku ka qenë efekti më i madh i koronavirusit në buxhetin e shtetit?

Në mënyrë të përmbledhur ai mund të shihet në grafikun e mëposhtëm.

Me një sy të shpejtë mund të shihet që ndërsa shpenzimet buxhetore nuk kanë rënë, ndryshe ka ndodhur me të ardhurat që kanë pasur një rënie të madhe prej 12 miliardë lekësh. Kjo është shoqëruar me kalimin nga suficit në një deficit jo të vogël si deficit fiskal, dhe veçanërisht deficit korrent. Por ç’do të thotë deficit korrent prej 7,7  miliardë lekësh. Ai do të thotë se jo vetëm investimet kapitale që i shërbejnë të ardhmes mbulohen tërësisht nga borxhi, por edhe një pjesë e shpenzimeve korrente ose rreth ¼ e të ardhurave u mbuluan me borxh në muajin prill. “Dhjami” i konsolidimit fiskal u shkri në muajin e dytë të karantinës. Ky informacion vjen në një kohë që ekonomia po hapet dhe masat kufizuese janë minimizuar dhe tani pritet rifillimi i transportit publik, transportit ndërkombëtar ajror deri në rifillimin e turizmit. Kush është i interesuar le të shohë se çfarë thonë më tepër shifrat më të detajuara.

Të ardhurat buxhetore

Duke u hedhur një sy të shpejtë treguesve kryesorë të bie në sy se efekti kryesor është ndier në ecurinë e të ardhurave buxhetore.Për muajin prill 2020 të ardhurat buxhetore gjithsej ishin rreth 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë që kishin qënë vitin e kaluar, pra 12 miliardë lekë më pak, me një rënie 30%, ose vetëm sa 70 % e tyre. Kjo pati një ndikim dhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore gjatë peiudhës janar –prill 2020, që rezultuan 133 miliardë lekë nga 149 miliardë lekë që ishin në të njëtën periudhë të vitit të kaluar ose 16 miliardë lekë më pak. Rënien më të madhe e kanë pësuar të ardhurat nga tatimet e doganat për shumën 12,2 miliardë lekë, nga pushteti vendor për 3,9 miliardë lekë. Në mënyrë më të detajuar mosrealizme kanë pasur: TVSH për 4,3 miliard lekë. Por ndërkohë të bie në sy se TVSH-ja e rimbursuar është në tërësi pothuaj sa TVSH e arkëtuar, respektivisht 88,7 % dhe 89,8%, duke rritur vetëm diçka pjesën e parimbursuar, por duke vazhduar në tërësi rimbursimin e TVSH-së, duke mos krijuar vështirësi shtesë për biznesin. Madje, duhet evidentuar se TVSH-ja e ribursuar në muajin prill 2020 ka qenë 1596 milionë lekë, nga 1579 milionë lekë që ka qenë prillin e vitit të kaluar. Mosrealizmi tjetër i madh është zëri i tatim-fitimit që në prill ishte 1766 mlionë lekë, nga 2621 milionë lekë që ka qenë në prillin e vitit të kaluar. Ndërsa si katërmujor tatimi mbi fitimin rezulton 4,4 miliardë lekë më pak sesa vitin e kaluar. Këta dy tregues flasin për një raport mjaft të mirë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me biznesin, për të mos krijuar vështirësi artificiale fisku, por për t’i ardhur në ndihmë biznesit sa të jetë e mundur, në këtë kohë të vështirë për të, por dhe për mbarë shoqërinë. Në këto kushte tatimi mbi të ardhurat personale rezultoi si 4 mujor 11 miliardë nga 12,6 miliardë që ishte ky tregues vitin e kaluar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për ecurinë e të ardhurave nga pushteti vendor, të ardhurat e të cilit për muajin prill ishin vetëm 1,6 miliardë lekë nga 4,7 miliardë që kishin dalë nga xhepat e qytetarëve dhe biznesit në prillin e 2019-s. Mjaft domethënës mendoj se është fakti që të ardhurat nga kontributi i sigurimeve shoqërore u realizuan gjatë periudhës 4-mujore, janar-prill, në masën 27,8 miliardë lekë, nga 28,2 miliardë lekë që ishin realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose në një nivel prej 98,6 % dhe 93,3 në prill. Kjo është një dëshmi se jo vetëm shteti, por edhe biznesi është kujdesur për të punësuarit, mbajtjen e tyre në punë dhe pagimin e kontributit të sigurimeve shoqërore, çka flet për një rënie të lehtë të punësimit., ose një shtim jo të madh të papunësisë, siç ka ndodhur në vendet e tjera. Me sa duket, menaxhimi shëndetësor për të ruajtur jetën e njërëzve është shoqëruar në tërësinë e vet, pavarësisht karantinës e masave të izolimit, me mbështetjen ndaj biznesit, por dhe me një qëndrim aktiv të këtij të fundit, për t’u bërë ballë sa të jetë e mundur pasojave të krizës së koronavirusit.

Lexo edhe :  Çfarë është çështja “Babale”, audio-përgjimi që “fundosi” Salianjin

Shpenzimet buxhetore

Por të ardhurat janë vetëm një shtyllë e buxhetit, shtylla tjetër është ajo e shpenzimeve të tij.Në muajin prill 2020 shpenzimet buxhetore gjithsej kanë qenë 41,7 miliardë lekë nga pothuajse aq në prillin e vitit të kaluar, ose 51 milionë më tepër. Ndërsa si 4-mujor shpenzimet buxhetore kanë qenë 148,7 miliardë lekë, nga 146,3 miliardë lekë vitin e kaluar, ose 2,4 miliardë lekë më shumë. Kjo do të thotë se, pavarësisht nga efektet e mëdha fiskale të krizës së koranvirusit, ajo nuk është ndier në tërësi nga popullata, por është sfazuar për vitet më vonë. Krahas shpenzimeve gjithsej, ia vlen të mbahet parasysh ecuria e dy grupeve kryesore të shpenzimeve, shpenzimeve korrente dhe shpenzimeve kapitale.

Shpenzimet korrente buxhetore

Shpenzimet korrente në muajin prill kanë qenë 36,6 miliardë lekë nga 34, 6 miliardë lekë të realizuara në prillin e kaluar, ndërsa ato për periudhën katërmujore u realizuan 132,2 miliardë lekë, nga rreth 130 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur në kushtet kur shpenzimet e tjera sociale, përveç sigurimeve shoqërore e shëndetësore u rritën nga 7,6 miliardë lekë në periudhën janar-prill 2019, në 14,5 miliardë lekë për vitin 2020, ose 6,9 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale

Për sa u përket shpenzimeve kapitale për peridhën janar-prill paraqiten 16,5 miliardë lekë, nga 16,3 miliardë lekë të realizuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, në tërësi, jo vetëm që janë rritur shpenzimet korrente, por kanë vazhduar edhe shpenzimet-investimet kapitale për të ardhmen.

Deficiti fiskal

Por si është bërë e mundur kjo situatë?

Kjo është mundësuar nga rritja e deficitit fiskal, por edhe e atij korrent, duke i përballuar ato me rritje të borxhit publik dhe jo të inflacionit. Gjatë muajit prill, në kushtet e mosrealizimit të të ardhurave buxhetore, por vazhdimit të shpenzimeve, thuajse si në një periudhë normale, duke shtuar shpenzimet, sidomos ato për mbrojtjen sociale të shtresave në nevojë , deficiti fiskal rezultoi në -12,8 miliardë, nga 0,6 miliardë që ishte ajo në prillin e 2019-s.Shifrat mendoj se flasin vetë. Në këto kushte gjatë periudhës katërmujore rezultoi -15,6 miliardë lekë, nga një suficit prej 3 miliardë lekë, ose -18,6 miliardë lekë më shumë.

Deficiti korrent

Ndërkohë ia vlen të mbahet parasysh se ky thellim i madh i deficitit fiskal është shoqëruar edhe me rritjen galopante të deficitit korrent. Në muajin prill ky tregues rezultoi -7,8 miliardë lekë, dhe në tërësi për periudhën katërmujore me një suficit të lehtë prej 0,9 miliard lekë. Natyrisht, deficiti fiskal do të vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Por në kushtet e heqjes në tërësi të karantinës dhe hapjes së ekonomisë, përveç transportit publik e turizmit, është e pritshme që deficiti korrent të zvogëlohet në muajt pasardhës. Kur do të shmanget deficiti korrent kumulativ, që pritet të fillojë në muajin maj? Kjo është e pritshme si rrjedhojë e hapjes së ekonomisë, por edhe menaxhimit të kujdshëm të fiskut.Megjithatë, të dhënat e muajit prill dhe katërmujorit dëshmojnë se barra e të sotmes është përballuar nga e nesërmja, nga e ardhmja. Krejt ndryshe ka ndodhur me shtresat që kanë depzita bankare, kur me të ardhurat e të shkuarës u mbuluan deficitet e të sotmes. Në këtë rrafsh kjo situatë fiskale bën apel që të evidentohen më mirë dhe të mbahet parasysh një qëdrim aktiv dhe progresiv i mjaft biznesve, për t’iu përgjigjur krizës së koronavirusit me novacion dhe zbatimin e teknologjisë bashkëkohore, sidomos atë të TIK -Teknologji e Informacionit dhe e Komunikimit.Kjo do të mundësonte që deficiti i muajit prill të mos bartet mekanikisht në të ardhmen (çka në vetveteve është i pashmagshëm – deficiti – borxhi duhet paguar) , por të vijë duke u zvogëluar, duke e minimizuar atë në muajt pasardhës, si rrjedhojë e gjenerimit sa më të shpejtë të biznesit dhe mbarë ekonomisë sonë kombëtare. Këtu ia vlen të mbahet parasysh se në kushtet e një politike aktive monetare, uljes se normës bazë të interesit, kontrollit të kursit të këmbimit, u mbajt nën kontroll inflacioni, që për prillin ishte vetëm 1,9 %. Objektivi i mbajtjes nën kontroll të inflacionit, si objektiv madhor i bankave qendrore, është mundësuar edhe nga Banka e Shqipërisë. Nga sa më sipër, rezulton se çfarë rëndësie ka dëgjimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis shtresave në nevojë – punonjësve – biznesit – institucioneve bankare, qoftë edhe mes Bankës së Shqipërisë – bankave të nivelit të dytë, por edhe qeverisë, duke shmangur ankesat dhe pretendimet egoiste artificiale, qe nuk kanë munguar. Ka një bashkëpëpunim dhe bashkëveprim për të cilat flasin shifrat e mësipërme, por dhe sherrnaja dhe akuzat, shpesh bajate, që dëgjojmë në televizione… Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, mbështetja buxhetore ka qenë vërtet mbresëlënëse. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ajo ka arritur 22,2 miliardë lekë. Pra, ajo ka qenë dukshëm më e madhe sesa deficiti fiskal në fund të prillit. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për muajin maj dhe më pas. Kjo kërkon mirëkuptimin e biznesit dhe të të gjithë aktorëve të tjerë ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë e anasjelltas, për kthimin në normalitet, duke zbatuar teknologjinë bashkëkohore.

Të fundit

Salianji në “qelinë” e Belerit/ Avokati: Ka kryer krim të rëndë

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” u shpreh se Ervin Salianji mundet që edhe sot të...

Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve/ Ç’po ndodh në Kuvend

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit, ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë në...

Shkëmbi i çuditshëm me vija ‘ndryshe nga çdo tjetër në Mars’, deklarohet NASA

Një shkëmb me vija në shpatet e kraterit Jezero të Marsit i ka emocionuar shkencëtarët për atë që mund të zbulojë në lidhje me...

VIDEO/ Momenti kur Salianji me Range Rover 100 mijë mbërrin në Drejtorinë e Policisë

Ervin Salianji ka shkuar drejt Drejtorisë së Policisë me Range Rover 100 mijë euri, i shoqëruar me bodyguard dhe shofer personal. Ky është momenti ku...

Tkurrja e popullsisë rrit ndjeshëm primet e sigurimit për frymë

Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit, mes të tjerash, ka sjellë një rritje të ndjeshme edhe në treguesin e...

Lajme të tjera

Web TV