Protesta/ “Hiqni kapelet”, Lleshaj: Shtet pa polici? Kujtoni marsin e 97-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në Kuvend iu përgjigj kërkesës së aktivistëve teksa kërkonin Policisë së Shtetit të hiqnin kapelet. Ai tha se nëse nuk e dini se si është një shtet pa polici mjafton të kujtoni marsin e 1997.

Lleshaj komentoi përplasjen e policisë me protestuesit më 17 maj, për të cilët u shpreh se efektivët kanë vepruar sipas ligjit.

“Diskutimi është kthyer në absurd konceptual. Policia është parakusht që kultura të zhvillohet, nëse me kulturë kuptojmë gjithçka që është krijimtari njerëzore. Është tragjike që të përfshihet policia dhe të ndodhet në mes të këtij diskutimi për kulturën.

Ju e keni ndjekur historinë e shtetit shqiptar dhe rëniet e disahershme të tij, në ’90, në ’97…pa qenë nevoja për ushtri të huaja. Shteti shqiptar ka rënë dy herë pa faktor të jashtëm. E kemi rrëzuar nga brenda se kemi humbur konceptin elementar se çfarë është ai.

Ajo që unë ndjek është mundësimi që ky shtet të mos rrëzohet sa herë grupe të caktuara kanë një agjendë të caktuar përmes dhunës.

Çfarë duhet të bënte policia më 17 maj 2020? Unë pyes çfarë duhet të bënte policia gjatë protestave të 2019? Gjatë tërmetit 2019? Gjatë pandemisë 2020?

Përgjigjja nga shumë veta, protagonistë, ishte “Hiqni kapelën”, se unë dua të realizoj një qëllim me dhunë, pasi nuk kam arritur me instrumenta, i themi policisë hiq kapelën.

Kjo është të rikthehemi shumë kohë më pas. Nuk e di nëse ata që e artikulojnë pa turp, thirrjen “hiqni kapelën”, a e mendojnë edhe një ditë Shqipërinë pa të.

Nëse dikush e bën këtë pyetje sesi duket, i kujtoj datën 12 mars 1997, ata që janë në moshë për t’a kujtuar. Ata që se kuptojnë, le të lexojnë. I hoqën kapelet në ’97 dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Do të doja të kishte një reflektim të madh, politik dhe shoqëror. Në 17 maj, kishte 7 policë të plagosur. Nuk kam të dhëna për protestues të lënduar, pati të ndaluar, po pati.

Duhet ta kemi të qartë, se nëse vendosim të jetojmë bashkë, e vetmja gjë fundore që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi është vepër penale, goditja është vepër më e rëndë penale. Duan të identifikojnë policët. Policët në 17 maj, nuk ishin individualisht, nëse doni përgjegjësi penale apo ligjore, kërkojeni tek unë, kërkojeni tek drejtori i përgjithshëm i policisë dhe tek i Tiranës. Pse? Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?”

Të fundit

Thika me dy presa e turizmit, shtimi i pushuesve të huaj po rrit çmimet për shqiptarët

Megjithëse në sezon, zarzavatet në vend po kushtojnë më shumë. Krahasuar me një vit më parë, çmimet thuajse janë...

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut.  Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane,...

Nëndetëset që po dërgon Trump afër Rusisë, mund të mbajnë afërsisht 160 koka bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar që dy “nëndetëse bërthamore” t’i afrohen Rusisë, pa dhënë informacion për llojin e nëndetëses, megjithëse dyshohet se bëhet...

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”,...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Lajme të tjera

Web TV