Serie A/ E ndaluar protesta, maksimumi 300 njerëz në stadium

Një maksimum prej 300 personash do të pranohen në impiantet italiane, pa kontakt me gjyqtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serie A ka hartuar udhëzimet në funksion të një rikuperimi gjithnjë e më të mundshëm të kampionatit pas mesit të Qershorit në një nga vendet më të prekura nga pandemia. Në një kohë që në Itali është ulur numri i viktimave nga Covid-19, po finalizohet përpjekja për spektakël në futboll, edhe pse pa tifozë. Që nga stadiumi, në dhomat e zhveshjes, duke kaluar në intervistat para dhe pas përballjeve, dhe kërkesat higjeno-shëndetësore.

Një maksimum prej 300 personash do të pranohen në impiantet italiane, pa kontakt me gjyqtarët para fillimit dhe gjatë ndeshjes, do të ndalohen lojtarët të protestojnë dhe të afrohen më shumë se 1.5 metra.(fjala.al). Ndalohen sipas FIGC, shtrëngimet e duarve…lamtumirë edhe maskotave zyrtare, edhe nëse kjo nënkupton finalet.

Stadiumi sipas autoriteteve do jetë i ndarë në tre zona: Zona teknike, stenda, zona e jashtme e stadiumit. Makimumi 300 persona në total dhe maksimumi 100 pnjerëz në çdo tribunë.

Mbërritja e ekipeve me autobusë dhe mjete të ndryshme transporti  do ketë rritjen e distancës së sigurisë. Ekipet dhe gjyqtarët do të zbarkojnë në facilitate, në periudha të ndryshme. Për ekipin vendas rekomandohet ardhja e lojtarëve me makinat e tyre përkatëse. Nuk do ketë shkëmbime dhuratash, apo fëmijë që shoqërojnë lojtarët, ndërsa në intervistat në mes pjesëve dhe në fund, do ketë distancë sigurie me kordon në Serie A. Zona mikes do të mbetet e mbyllur. Konferenca për shtyp e modelit të Formula 1: Pyetje përmes Skype-Whatsapp.

 

Të fundit

“Të jesh deputet është punë, jo kapardisje”, Erion Braçe ka një mesazh për të rinjtë

Si një prej deputetëve më të vjetër socialistë, Erion Braçe nga Report Tv ka një mesazh për gjeneratën e...

Mbyllet numërimi për votën preferenciale, Olta Xhaçka merr mandatin në Tiranë

Është mbyllur numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë...

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu dhe jashtë vendit, dhe me...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lajme të tjera

Web TV