Shaqiri në “gijotinë” te Liverpool, do sakrifikohet merkaton e verës

Mes lojtarëve që do largohen për shkak të Werner, është dhe mesfushori kosovar i kombëtares së Zvicrës.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri është një prej futbollistëve më të dashur në “Anfield Road” por  asnjëherë nuk e ka fituar dot një vend të sigurt në formacionin e Reds, pavarësisht përkushtimit. Ai nuk e ka bindur trajnerin Jurgenm Klopp te kampionët e Europës, dhe kampionët e ardhshëm të Anglisë, e do të jetë i pari që do sakrifikohet në merkaton e kësaj vere.

Drejtuesit e Liverpool po mendojnë që të shesin 3 lojtarë këtë verë, në mënyrë që të sigurojnë paratë për të blerë sulmuesin e talentuar gjerman, Timo Werner. Por “gjahu” nga Bundesliga nuk vjen pa kosto dhe sforcim ekonomik. Mes lojtarëve që do largohen, është dhe mesfushori kosovar i kombëtares së Zvicrës.

Xherdan Shaqiri, i cili luan me Liverpoolin që nga viti 2018 dhe me shitjen e të cilit skuadra angleze synon të fitojë rreth 30 milionë paundë, shihet s ii zëvendësueshëm.  Dy lojtarët e tjerë në “vitrinë” nga Liverpool, janë Harry Wilson dhe Marco Grujic, shitja e të cilëve pritet të arkëtojë rreth 40 milionë paundë, mjaftueshëm kështu për të financvvuar transferimin e Werner. fjala.al

Të fundit

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Lajme të tjera

Web TV