Sporti humbet 15.5 miliardë € në shkallë globale në 2020-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashikim i zymtë financiar për të ardhurat nga sponsorizimet dhe marketingu. Të ardhurat e sportit nga sponsorizimet dhe marketingu në shkallë globale pritet të bien me 37 %, apo thënë ndryshe me 15.5 miliardë €.

Sipas një përllogaritjeje të një kompanie të profilizuar në të dhënat dhe analizat financiare, parashikohet që të të ardhurat nga drejtat e sponsorizimit dhe marketingut, do të zbresin nga 42 miliardë Euro që ishin vitin e shkuar, në 26.5 miliardë në 2020-ën.

Kjo rënie vjen padyshim për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së “Covid-19”. Një parashikim i tillë vjen si pasojë e një uljeje me 45 % të shpenzimeve të kompanive financiare për reklama dhe marketing, që pritet të kontribuojnë një shumë prej 6.3 miliardë eurosh për këtë vit.

Sipas kompanisë në fjalë, shërbimet financiare kanë qenë investori më i madh sa i përket sponsorimit në sport gjatë vitit 2019, me 11.5 miliardë Euro, ose thënë ndryshe më tepër se ¼ e shumës së përgjithshme.

Ndërkohë, një rënie me 55 % pritet të jetë ajo e të ardhurave të sponsorizimeve nga sektori i prodhimit të automobilave, nga 5.4 miliardë Euro, në 2.7 miliardë.

Ky sektor ishte edhe kontribuuesi i dytë më i madh i sponsorizimit të sportit për 2019-ën. Sipas kompanisë në fjalë, epidemia e “Covid-19” ka bërë që shumica e marrëveshjeve të reja të sponsorizimit të mbeten pezull, ndërsa ato ekzistuese që mund të ndërpriten për shkak të shkurtimeve apo edhe falimentimeve të kompanive.

Të fundit

Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi mbantë të mbyllur bashkëjetuesen italiane dhe e dhunonte atë në banesën e tij...

Rama apo Berisha, cili po bën fushatë më të mirë për zgjedhjet e 11 majit?

Edi Rama dhe Sali Berisha janë rikthyer pas 12 vitesh në garë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Javët e fundit kanë...

Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

Drejtuesi i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Bledjon Nallbatit...

Shehaj, Lapaj apo Qori, cila parti e re po bën fushatën më të mirë zgjedhore?

Zgjedhjet e 11 majit kanë një risi të madhe, sepse për herë të parë në Shqipëri garojnë shumë parti të reja. Më të zëshmet...

Instagrami emocional, “fajtori” i gjumit të keq. Këshilla për ta shmangur

Shpesh dëgjojmë këshillën klasike: “Mos përdor telefonin para gjumit.” Por sipas kërkimeve të fundit, nuk është vetëm drita blu e ekranit që na prish gjumin,...

Lajme të tjera

Web TV