Strakosha e ka një SMS për Juven: Lazio do titullin kampion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak rëndësi ka diferenca në kualitet. Aq më pak ajo në renditje. Lazio është pretendente për titullin dhe shqiptarët bardhekaltër nuk e fshehin. Pas Drejtorit Sportiv Igli Tare, në Formello “ngriti zërin” edhe talenti shqiptar i portës, Thomas Strakosha.

“Asnjëherë nuk duhet të ndalesh së ëndërruari. Qëllimi ynë ishte të kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve, por tani duam të fitojmë kampionatin” thotë Thomas Strakosha për Lazio Channel. “Ne nuk menduam se mund të luftonim për titullin. Por,  hap pas hapi filluam ta besojmë. Kemi cilësi të shkëlqyera, do të jetë e rëndësishme të gjejmë formën më të mirë fizike por jemi aty” thotë gardiani i portës kuqezi, dhe asaj të Lazio. (fjala.al)

Mbi gjendjen e tij fizike dhe rifillimin e stërvitjes e sezonti që ishte dnërprerë nga pandemia, Thomas dha detaje për veten.(fjala.al). “Për fat të mirë po kthehem pas një problemi të vogël fizik por situata është përmirësuar shumë. Ne thjesht po presim datën e startit në Serie A. Futbolli është jeta jonë dhe është një sport që mbledh shumë njerëz së bashku. Do të jetë e rëndësishme të ndjehemi mirë dhe të menaxhojmë skuadrën në mënyrën më të mirë, sepse të luash futboll çdo tre ditë në korrik dhe gusht do të jetë shumë sfilitëse” tha Strakosha.

Për shqiptarin, Lazio është një familje e madhe. “Një familje e vërtetë është krijuar sepse jo shumë lojtarë kanë ndryshuar gjatë sessioneve të fundit të merkatos dhe, ka pasur vazhdimësi në grup. Shpresoj që në fund të kampionatit Lazio të jetë mbrojtja më e mirë, ne po luajmë për njëri-tjetrin dhe meritë kanë edhe trajnerët tanë që na kanë transmetuar këtë frymë” tha Strakosha.

Të fundit

Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David...

Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve...

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator. Të vendosur në...

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë për të rinjtë të jetojnë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Lajme të tjera

Web TV