Valteri: Pse PS-PD-LSI kanë frikë nga ndryshimi i sistemit zgjedhor?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga një propozim i amerikanëve për të aplikuar në Shqipëri sistemin zgjedhor danez me lista të hapura, në Kuvend janë deputetët e opozitës që po kërkojnë hapjen e debatit për këtë çështje. Deputeti Halit Valteri, pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat, tha se është pro një sistemi me lista të hapura kandidatësh, ashtu siç ndodh në shumicën e shteteve të BE-së.

“Një prej këtyre arsyeve është se ky sistem është demokratik dhe i siguron qytetarëve që të votojnë kandidatin e preferuar. Përparësi tjetër është se zvogëlon centralizimin e partisë. Ne duhet të luftojmë konceptin e njëshit të partive, që i jep qytetarëve të drejtën të votojnë të lirë dhe të zgjedhë kandidatin e preferuar”, tha Valteri.

Më tej, deputeti shtroi pyetjen: “Pse në Shqipëri PD-PS-LSI kanë frikë nga ndryshimi i sistemit? Opinioni opublik e ka humbur besimin te sistemi dhe te ju.”

Valteri tha se “unë besoj te listat e hapura sepse asnjë bandit nuk është kombëtar. Askush nuk mund ta blejë gjithë SHqipërinë”.

Halit Valteri kritikoi edhe katër pjesëmarrësit në tryezën e Këshillit Politik: Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

“Këta të 4 as administrator pallatesh nuk bëjnë, kanë hallin e vetting-ut, të tenderave, nuk është halli i tyre ndryshimi i sistemit zgjedhor”, tha Valteri.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në segmentin rrugor Pukë-Shkodër. Burime...

“Bëhuni hidraulikë! Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë avokatët dhe…”

Ish-punonjësi i Google, Geoffrey Hinton, është në një mision për të rritur ndërgjegjësimin rreth rreziqeve të inteligjencës artificiale (IA) – pavarësisht se ndihmon në...

Shoferi “rrëzon” Veliajn në gjykatë! U pushua nga puna se nuk mbrojti administratoren

Një incident në zyrat e Njësisë Administrative Nr. 11 në Tiranë në Dhjetor 2017 do të kthehej në fillimin e një beteje ligjore që...

Nju Jorku kuqezi, shqiptarët marshojnë në paradën e rrugës “Molla e Madhe”

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një...

6 vite burg për drogë, ish-futbollisti ekstradohet nga Dubai

Ish-ylli i Ajax dhe i kombëtares holandeze, Quincy Promes, është ekstraduar nga Dubai në Holandë në bazë të një urdhërarresti që lidhet me një...

Lajme të tjera

Web TV