Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se ka zëra që po sabotohet reforma në drejtësi.
Basha ka reaguar me një akuzë të drejtpërdrejtë.
Kreu i PD u shpreh se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të devijuar dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.