E sponsorizon Xhaka…Ja kush është blerja e verës te Arsenal

Arsenali është në kërkim të liderëve në mbrojtje dhe Akanji duket i tillë edhe pse 24 vjeç

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Provoji atyre që e kanë gabim”. Tatuazhi me këtë mbishkrim në krahun e Manuel Akanji po shërben si stimulim edhe për tifozët e Arsenalit, që shpresojnë se blerja potenciale e kësaj vere do të shkëlqejë në “Emirates Stadium”. Objektivi i Gunners po mëson një gjuhë të katërt të huaj, sponsorizohet fuqishëm në këtë transfertë nga rekomandimet e Granit Xhakës, dhe kushton lirë, krahasuar me merkaton e çmendur të ditëve të sotme.

Arsenali me sa duket është seriozisht i interesuar të nënshkruajë një parakontratë me mbrojtësin e Borussia Dortmund, Manuel Akanji për 25 milionë Paund këtë verë, pavarësisht pasigurisë financiare mes krizës së koronavirusit. Për të kuptuar pse Arsenali nuk arriti të fitojë një vend në Champions në sezonin e kaluar, duhet vetëm të shikojmë kolonën e golave të pësuar në tabelën e Premier League. Shkodran Mustafi, shqiptari nga Gostivari mes të tjerëve në prapavijë, çaloi shumë.  Ish trajner Unai Emery e kishte zakon të të ndryshonte mes tre dhe katër mbrojtësve në pjesën e prapavijës, gjë që nuk ndihmoi.

Por, Arsenali është në kërkim të liderëve në mbrojtje dhe Akanji duket i tillë edhe pse 24 vjeç. Luan mirë me të dy këmbët, ka fizik dhe mund të vendoset në të djathtë ose në të majtë të çdo lojtari tjetër në qendër. Ka vend për përmirësime natyrisht por çmimi justifikon manovrën.

Të fundit

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar...

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Lajme të tjera

Web TV