Personazhet që po e kundërshtojnë po shtohen në numër njësoj si faqet e autobiografisë së Giorgio Chiellini, 35 vjeçari mbrojtës i Juventus që po bën të flitet shumë për rrëfimin e tij. I fundit në radhë është një lojtar jo dosido, por Arturo Vidal që ka fituar 4 tituj me Juven, 2 Superkupa të Italisë, 2 Kupa të Italisë, 171 paraqitje dhe 48 gola me fanellën e torinezëve.
Arturo Vidal mbushi 33 vjeç dhe i festoi në një mënyrë shumë sociale, me një “live” në Instagram në të cilin dha detaje për të ardhmen e tij (“Ndihem mirë në Barcelona, këtu jam i lumtur si asnjëherë më parë”). Por gjithashtu kiliani sulmoi ish shokun e skuadrës Giorgio Chiellini. Arsyeja e mosmarrëveshjes është autobiografia e kapitenit, “Unë, Giorgio”, e publikuar së fundmi.
“Dikush si Vidal herë pas here dilte dhe pinte alkool më shumë seç duhej, të gjithë e dinë – tha Chiellini -. Alkooli ishte paksa pika e tij e dobët” shkruan Chiellini.
“Njerëzit janë përqendruar në gjërat më të këqija që tha Chiellini për mua. Nuk më duket e drejtë të thuash gjëra private, por ai tha edje që isha kampion. Ne u sqaruam, ai më telefonoi dhe më shpjegoi gjithçka. Unë jam një qenie njerëzore si të gjithë të tjerët dhe kur gabova, pagova faturën” tha Vidal.