Gjobat ndaj shqiptarëve, Lleshaj: Po nuk e bëri subvencionin Greqia, e bëjmë ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot i pranishëm në pikën kufitare të Kakavijës, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarët edhe për gjobat që po i vihen shqiptarëve që kthehen nga Greqia dhe që kanë tejkaluar afatin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lleshaj përsëriti premtimin e kryeministrin Edi Rama se nëse nuk do e bëjë Greqia subvencionin, atë do e marrë përsipër qeveria shqiptare.

“Qeveria është në kontakte të ngushta me qeverinë greke, subvencioni do të ndodh. Edhe nëse qeveria greke nuk do të gjejë mundësinë për të adresuar këtë çështje, do e bëjë qeveria shqiptare”, tha Lleshaj.

Pas një bisede telefonike të zhvilluar disa javë më parë midis Ramës dhe homologut Kyriakos Mitsotakis, u deklarua se shqiptarët e bllokuar në Greqi nuk do të gjobiteshin, por sot po ndodh e kundërta. Përveç gjobës që shkon deri në 600 euro, shqiptarëve po u vendoset edhe një pullë në pasaportë nga autoritetet greke.

Të fundit

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Lajme të tjera

Web TV