Video/Koronavirus, mjeku i QSUT-s: Ja si t’i kthehemi normalitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me #COVID19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet #COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë. #KrenarePërMjekët #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

Kështu është shprehur në një postim në rrjetin social ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Video-mesazhi i kushtohet mjekut reanimator, Krenar Lilaj, i cili thekson se korona virusi po mundet, por duhet ende kujdes nga qytetarët.

Postimi i plotë i mjekut

Vetëm pak muaj më parë na u desh të përballeshim me një nga periudhat më të vështira të gjithsecilit. Jeta shoqërore ngriu, ekonomia u paralizua, ndërsa ne mjekët duhet të luftonim me një sëmundje të panjohur, që në botë po merrte shumë jetë. Në sajë të ndihmesës jo vetëm të mjekëve, por edhe të gjithë stafit mjekësor, mjaft pacientë u shëruan.

Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Megjithatë, falë dhe sakrificës së mjekëve dhe stafeve mjekësore, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dal nga dalë po i rikthehemi normalitetit. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithë kontributin e tyre shoqëror.

Megjithatë të mos harrojmë ditët e fillim marsi. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do të mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë”

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3857310620977305/

Lexo edhe :  Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

b.gj/fjala.al

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV