Ultimatumi i Yuri Kim për ‘drejtësinë’, Meta: Ambasadorja Amerikane nuk e ka me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë të drejtë ambasadores amerikane, Yuri Kim, sa i përket ultimatumit ndaj aktorëve politikë që të ndalojnë lojërat dhe të përfundojnë zbatimin e reformës në drejtësi, si dhe t’i japin drejtim reformës zgjedhore.

Meta tha se ka 4 vite që kërkon t’i jepet fund lojërave me reformën në drejtësi dhe se Presidenti nuk ka funksionin e aktorit politik, ndaj përgjegjësit e vërtetë duhet të ballafaqohen me realitetin.

“Unë kam 4 vjet që them stop lojërave me reformën në drejtësi. Ambasadorja ka shumë të drejtë sepse kanë kaluar 4 vjet dhe shohim vetëm lojëra. Shqetëismi është i drejtë sepse aktorët politik kanë luajtur me këtë çështje. Presidenti nuk është aktor politik, por kryetar i shtetit. Nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as partnerët vendas dhe as ndërkombëtar pasi çdo gjë ka qenë e dokumentuar. Për çdo akt që Presidenti ka marrë, ka ërkuar bashkëpunimin e institucioneve të tjera dhe i ka njoftuar paraprakisht. Tani që jemi në këtë situatë presidenti është i gatshëm që të ballafaqohen të gjithë aktorët dhe të shihet kush ka bërë lojëra me reformën në drejtësi”, tha Meta.

Meta mohoi se po negocion ndryshimin e ligjeve të reformës në drejtësi.

“Jo, unë nuk po negocioj, përveç këtyre 14 pikave. I dinë këto të gjithë ambasadorët që në muajin prill. Maskat e reformës kanë rënë me kohë, pavarësisht maskave që mbajnë për shkak të pandemisë”, tha ai.

Kreu i shtetit paralajmëroi se “do t’i kërkoj BE-së hetim edhe për reformën në drejtësi. Si ishte Kushtetuta dhe si janë zbatuar ligjet”.

“Përgjegjësinë ta mbajnë ata që i bëjnë lojërat pas krahëve të shqiptarëve dhe që nuk mbajnë përgjegjësi”, tha Meta.

Lexo edhe :  Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Ilir Meta mohoi gjithashtu që të jetë ai objektivi i ambasadores Kim, e cila foli për aktorë që po punojnë për “vrasjen e reformës në drejtësi”.

“Të jesh i sigurt që vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja. Unë e kam takuar shumë shpesh ambasadoren, më shumë se cc’mund të kem takuar ndonjë ambasador tjetër amerikan në Shqipëri. Unë nuk merrem me këto lojëra. Këtë platformë, me kërkesën e saj ia kam dorëzuar ambasadores së SHBA-së”, tha Meta.

Të fundit

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit....

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Lajme të tjera

Web TV