Meta uron Fitër Bajramin: Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Presidenti Meta shkruan se suksesi i njeriut qëndron te forca për të kapërcyer vështirësitë.

Më tej presidenti citon dhe profecinë e Profetit Muhamed, “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”

GËZUAR FITËR BAJRAMIN!

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor.

Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat.

Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive.

Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë.

Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!

Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi!

Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen. ??, shkruan presidenti Meta.

Të fundit

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

Lajme të tjera

Web TV