Bayern në superformë, ‘shkatërron’ Eintracht Frankfurt me 5 gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munchin ka fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 5 me 2 ndaj skuadrës së Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”.

Në mungesë të tifozëve për të dhënë më shumë emocion në ndeshje, bavarezët kanë mundur të japin një super shfaqje golash. Kampionët e Gjermanisë vijojnë të dominojnë Bundesligën edhe pas rikthimit, prej pauzës së marrë nga koronavirusi.

Një lojë spektakolare të përmirësuar nga java në javë, janë duke shfaqur djemtë e Bayern Munchin. Ishte  Goretzka ai që bëri zhbllokimin e rezultatit të parë për t’u dyfishuar më pas nga Muller që vendosën rezultatin e pjesës së parë në 2-0. Pjesa e dytë u nis me golin e Lewandowski dhe më pas ishte Davies dhe autogoli i Hinteregger që mbyllën ndeshjen për bavarezët.

Eintracht Frankfurt nga ana tjetër mundi që të shënonte dy gola në portën e Manuel Neuer dhe ato po nga autori i autogolit, Martin Hinteregger.

Aktualisht Bayern Munchin qëndron i palëkundur në krye të renditjes së Bundesligës në kuotën e 61 pikëve me një diferencë prej 4 pikësh nga Dortmund-i i vendit të dytë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin...

35-vjeçari u gjet i copëtuar me sëpatë në Itali, mamaja e tij pranon gjithçka

Ka marrë një kthesë të papritur historia e Alessandro Venier, 35-vjeçarit që u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e...

Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë sesi nxehtësia ekstreme...

Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Dy shtete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kanë shkaktuar...

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë pas...

Lajme të tjera

Web TV