Botimet e reja nga shtëpia botuese “BotArt”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por përcaktoi politikën moderne. Me qeverinë e tij ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme e kishtare.

Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që prej krijimit të tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar e përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzeviçi e quante “Zot i luftës”, në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri.

Bonaparti u bind shumë shpejt se fati i tij ishte i paracaktuar; kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Pak nga pak ai u flijua për shtetin francez, deri sa sakrifikoi lirinë e përditshmërisë tij. Duke shkruar romanin e Bonapartit, Paskal Fotrie ia rikthen atij humanizmin.

NAPOLEON BONAPARTI

Autor: Pascale Fautrier

Përkthyes: Eqerem Gaxholli

Botuese: BOTART

Numri i faqeve: 376

Çmimi: 1300 lekë

“Një histori e pabesueshme mashtrimi, e mbushur me skandale, hetime dhe kërcënime ligjore që burojnë nga maja e piramidës së korporatave amerikane. Rasti i ‘Theranos’-it mund të jetë më i madhi mashtrim korporatash që nga koha e “Enron”-it. Gjithashtu, është një histori që tregon se si shumë njerëz të fuqishëm u gënjyen nga një mashtruese e pacipë.”

John Carreyrou, fitues i dy çmimeve ‘Pulitzer’, ka punuar si gazetar në The Wall Street Journal për njëzet vjet. Për zbulimin e mashtrimit të “Theranos”-it Carreyrou ka fituar çmimin George Polk Award nga Financial Reporting, ka marrë çmimin ‘Gerald Loeb’ nga Distinguished Business & Financial Journalism, si dhe çmimin ‘Barlett & Steele Silver’ për Gazetarinë Investiguese të Bizneseve. Libri “Gjak i keq” është cilësuar nga Financial Times dhe McKinsey si libri i vitit në fushën e biznesit.

Lexo edhe :  Scarlett Johansson, mbretëresha e kinemasë globale

GJAK I KEQ

Autor: John Carreyrou

Përkthyes: Ino Gramozi

Botues: BOTART

Faqe: 368

Çmimi: 1200 lekë

Nga Leonard Veizi

 

 

Të fundit

Rimëkëmbja e Ukrainës, Rama: Paqja nuk vjen vetëm duke folur

Në konferencën “Rimëkëmbja e Ukrainës” që po mbahet në Romë, Kryeministri i Shqipërisë kërkoi nga BE që të mbledhë...

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e pensioneve me Letoninë

Shqipëria përmbylli raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në kryeqytetin...

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. Mësohet se i...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Lajme të tjera

Web TV