Fitër Bajrami/ Basha: Forca e besimit në zot, na jep siguri se e keqja do mundet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha shkruan :

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!

Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të fundit

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen planet

Fjorela Beleshi ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin detaje nga kampi rozë, aty ku prej ditësh tashmë janë mbërthyer nga ethet...

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese...

Lajme të tjera

Web TV