La Liga mund të fillojë më 8 qershor, Kryeministri spanjoll jep “OK”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionati më i madh i futbollit në Spanjë, La Liga mund të rifillojë më 8 qershor. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka dhënë “OK” për rikthimin e ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit vendas, por jo vetëm, raporton La Vanguardia.

Në fakt ishin disa data alternative për rikthimin që varionin midis 12 apo 19 qershori, por duket se Sanchez ka rënë dakord që të fillojë më herët.

Situata e krijuar nga koronavirusi bëri që ky kampionat të ndalohej që prej 23 marsit, ndërsa kreu i Qeverisë së Spanjës ka thënë se së shpejti do vijë edhe rikthimi.

“La Liga do të mund të nisë atë javë që fillon të hënën më 8 qershor,”-tha kryeministri në një fjalim për kombin e tij, pa përcaktuar kështu datën e saktë të nisjes, por vetëm javën.

më parë kreu i La Ligës, Havier Tebas, ka deklaruar në disa raste se qëllimi është që kampionati të mbyllet më 26 korrik. Ndërsa porsa u përket orareve, në ditët e javës ndeshjet do mund të nisin ndërmjet orës 18:00 dhe 19:30, ndërsa në fundjavë mes orës 19:00 dhe 21:00.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

Lajme të tjera

Web TV