Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Granadan në transfertë. Takimi filloi në “malore” për skuadrën e Xavit, me vendasit që realizuan gol pas vetëm 17 sekondash. Katalanasit humbën topin, Bryan Zaragoza përfitoi në maksimum, duke mposhtur Ter Stegen. I njëjti autor, sulmuesi 22 vjeçar nga Spanja mori një top perfekt nga Gumbau, e pas një vallëzimi perfekt në zonë çoi shifrat në 2-0 (29’).
Goli i Yamal në fundin e pjesës së parë ishte si një shkëndijë shpresë për Barcelonën. Për talentin 16-vjeçar ishte gol i rrallë, nga ata që vijnë një herë në jetë për nga historia, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në La Liga.
Myrto Uzuni luajti titullar në këtë takim, me trajnerin Lopez që preferoi ta mbante në lojë për 57-të minuta.
Roberto vendosi ekuilibrat në minutën e 86-të, me skuadrat që ndanë pikët në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada).