Nesër sërish protestë/ “Merrni filxhan me vete”, zbulohet plani i aktivistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët që kanë protestuar gjatë ditës së sotme për mbylljen si një masë ndaj koronavirusit të Liqenit Artificial gjatë fundjavës do të bashkohen sërish ditën e nesërme.

Gazetari dhe aktivisti, Erion Kristo tha sot se do të dilte personalisht te parku i Liqenit Artificial për të ‘shkelur’ urdhrin e Qeverisë, që sipas tij është i pajustifikueshëm për mbylljen e këtij atraksioni mjaft të frekuentuar në kryeqytet raporton Faxweb.al.

Gjatë pasdites së sotme, Erion Kristos iu bashkuan një sërë qytetarësh, që bënë thirrje kundër masave të Qeverisë për izolimin e vendit e aq më tepër në një kohë kur përgjatë gjithë javës gjithçka ka qëndruar e hapur.

Ndërsa nesër në orën  11:00 paradite, është njoftuar një tjetër lëvizje tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri përballë Kryeministrisë, në vijim të hapjes të Parkut të Liqenit. Protestuesit e ditës së sotme kanë ftuar qytetarët të marrin me vete edhe filxhan pasi do të hapet kafe, ndërsa bëhet thirrje për të hapur Shqipërinë.

“Nesër, ( e diel), ora 11:00 tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, në vijim të hapjes të Parkut të Liqenit, hapim kafe.

p.s merni filxhan me vete

#HapniShqipėrinë”, shkruhet në mesazhin që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit

Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave...

Zbulim befasues në hapësirë – Një objekt i panjohur mund të jetë përplasur me Saturnin

Një zbulim i pazakontë nga astronomët po ngjall interes në komunitetin shkencor: një njollë misterioze është vërejtur në atmosferën e Saturnit, çka mund të...

Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët në Bashkinë e Durrësit

Ashtu siç u bë e ditur nga takimi i dy ditëve më parë mes Kryeministrit Rama dhe strukturave lokale të PS në Durrës, të...

Gjendet parcela me kanabis në Has, procedohet kryeplaku

Vijon operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, i koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe ajri, me mbështetjen e dronëve...

Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa...

Lajme të tjera

Web TV