Pse Shqipëria ka pak viktima nga koronavirusi? Corriere della Sera zbulon sekretin  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa e gjithë bota ka shënuar numra shumë të larta të viktimave nga koronavirusi, ku një nga vendet më të prekura ka qenë Italia, ajo që bën habi për të gjithë janë shifrat në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri.

Në një raportim të Corriere della Sera është bërë një tablo e situatës së krijuar nga Covid-19 në të gjithë Europën. Kjo e përditshme italiane e ka konsideruar betejën me virusin si të fituar nga vende të cilësuara “ të dobëta” dhe  të varfra.

Shtete si Rumania, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria apo Sllovakia, shkruhet në artikull, kanë pasur në raport me popullatën, shumë më pak vdekje krahasuar me vende të pasura të kontinentit të vjetër si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Britania e Madhe dhe Italia vetë.

Këto vende kanë pasur më pak të infektuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë në kohë kurbën epidemike. Përse? Është çështje fati? Mbase është dhe kështu, thotë Corriere. Ose mundësia tjetër është që personat që bartnin virusin kanë lëvizur më shumë në pjesën qendrore të Europës në javët vendimtare të periudhës janar-shkurt.

Ndërsa disa të dhëna bëjnë të mendohet se ka dhe diçka tjetër: këto vende u treguan më të kujdesshme sepse ishin të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre sanitare. Ndryshe nga Italia e Spanja dhe vendosën të veprojnë shpejt, duke marra masa të rrepta izolimi. “E dinin që nuk ia lejonin dot vetes të rrezikonin në këtë situatë”,-thuhet në një pjesë të këtij shkrimi.

Ndër të tjera në këtë shkrim thuhet se Shqipëria ka vetëm 11 vdekje për 1 milionë banorë ndërsa Britania, 536 Greqia 16 dhe Belgjika, 795; Sllovakia vetëm 5 ndërsa Franca 432. Rumania 60, Zvicra 220.k.t/Fjala.al/

Të fundit

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Emrat: Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS për dy mandate

Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon një mandat të PS-së, një...

“Më gjeni një tjetër si Berisha: 80 vjeç bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës”

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka dedikuar një shënim situatës politike, ku ndër të tjera nënvizon raportin e tij me kryetarin e Partisë...

Lajme të tjera

Web TV