Reforma Zgjedhore, opozita letër PS-së: Takohemi të hënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

As 1 javë nuk zgjati pezullimi i pjesëmarrjes së opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Këshillit Politik. Kryeopozitari Lulzim Basha vendosi për pezullimin të dielën e kaluar, kur bashkia e Tiranës shembi godinën e Teatrit Kombëtar, por pas negociimit të ambasadorëve, PD dhe LSI do rikthehen sërish në tryezë.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i janë drejtuar me një letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ku kërkojnë mbledhjen e Këshillit të hënën e 25 majit.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”, thuhet në letër.

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare mohojnë se palët kanë arritur dakordësi për shumë çështje themelore.

“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, shkruajnë Bylykbashi dhe Vasili.

Dje ishte ambasadorja amerikane, Yuri Kim që vlerësoi lidershipin e Bashës për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

-Opozita i kërkoi të hënën për ‘Zgjedhoren’, PS: Është Bajram, mblidhemi të martën

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV