Saifert: Rifillimi i Bundesligës, i nevojshëm për mbijetesën e klubeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Ligës Gjermane të Futbollit, Saifert, flet për rëndësinë e rikthimit në fushën e blertë. Kreu ekzekutiv i ligës gjermane të futbollit, Kristian Saifert, ka deklaruar se rifillimi i Bundesligës ka qenë i nevojshëm për të ruajtur klubet me histori shekullore. Kampionati gjerman i futbollit është i pari ndër kampionatet kryesorë evropianë që është kthyer, teksa luajti të shtunën e shkuar ndeshjet e javës së 26-të.

Siç dihet, futbolli anembanë kontinentit të vjetër ishte pezulluar në mesin e marsit për shkak të epidemisë së virusit korona. Liga 1 e Francës është anuluar, ndërsa Seria A e Italisë, La Liga e Spanjës dhe Premier Liga e Anglisë synojnë rifillimin muajin e ardhshëm. Kështu që vëmendja e të gjithëve ishte kthyer tek Bundesliga e parë dhe ajo e dytë gjermane, që ndeshjet i kanë zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Sipas Saifertit, mosvazhdimi i edicionit do të sillte në rrezik ekzistencën e klubeve. “Unë jam përgjegjës për 36 kompani të vogla dhe të mëdha, që kishin ndërprerë aktivitetin dhe që duhej të rifillonin atë, – ka thënë ai. – Të mos të kesh të ardhura për dy muaj është e rrezikshme. Shumë prej këtyre kompanive janë të vjetra, 100-vjeçare, kështu që mua më është dashur të garantojë ekzistencën e tyre.”

“Ne nuk kemi rrezikuar shëndetin e publikut të gjerë dhe nuk kemi vjedhur teste nga askush, – ka vijuar Saiferti. – Nëse mund të rifillojmë ligën me burimet tona dhe pa kërkuar para nga shteti, pse mos të bëjmë këtë? Po ashtu Gjermania e do futbollin. 80 milionë njerëz e kishin virusin në mendje dhe ne i kemi ndihmuar ta harrojnë pak. Ne vetëm duam të trajtohemi si çdo industri tjetër.”

Duke për të përditshmen sportive spanjolle “Marça”. Ai ka konfirmuar se kampionet e tjerë të kontinentit kanë marrë shënime për masat e marra në Gjermani. “Kemi marrë komplimente të shumta nga e gjithë bota, – ka zbuluar zyrtari i futbollit gjerman. – Shumë prej ligave janë interesuar për protokollin tonë dhe për organizimin. Ky është një nder i madh. Sa më shpejt të kthehet sporti aq më mirë do të jetë për shoqërinë”, – ka përfunduar kreu ekzekutiv i ligës gjermane të futbollit, Kristian Saifert.

Lexo edhe :  E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV