Një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf në tualetin e paraburgimit të Fierit.
Viktima është 51-vjeçari me inicialet B.Z.nga Mallakastra, i dënuar për trafik narkotikësh, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.