“Dielli dhe ajri luftojnë COVID-19”/Pipero: Arsyet pse duhet të hapemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, jep një mesazh të rëndësishëm në ditën e Fiter Bajramit, sa i takon situatës së pazakontë të krijuar nga koronavirusi.

Pipero shkruan në “Facebook” se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga COVID-19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe dikush infektohet, e kalon më lehtë sëmundjen.

“Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetëra herë kam theksuar se virusi nuk qëndron në ajër në mjediset e hapura, ndaj kam inkurajuar dhe shpjeguar profesionalisht pse duhet të jemi të vendosur për hapjen e cila deri tani duhej të ishte graduale”, thekson mjeku.

“Kujtesë për Z. Erion Kristo nga Mjeku Pipero! Sapo dëgjova një thirrje të Zotit Erion Kristo “të iki se i kam çarë kokën” pas një pyetje se kush shëron, dielli dhe ajri apo Pipero, dhe përgjigjes shumë të drejtë të qytetarëve “dielli dhe ajri”, jo Pipero! E vërtetë, Pipero dhe kolegët e tij me bluza të bardha mjekojnë, nuk shërojnë. Shërimi është ndërveprim Zot, organizëm, mjek!

Ndërkohë që dhjetëra herë kam theksuar se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga Civid 19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nëse infektohemi e kalojmë shumë lehtë sëmundjen! Kam theksuar dhjetëra herë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, ndaj deti dhe rëra janë të këshilluara, pushimet dhe turizmi të inkurajuara. Por nuk rekomandoj “sfidën”, përkundrazi kujdesin! Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetëra herë kam theksuar se virusi nuk qëndron në ajër në mjediset e hapura, ndaj kam inkurajuar dhe shpjeguar profesionalisht pse duhet të jemi të vendosur për hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale.

Lexo edhe :  Emigracioni plak Korçën/ Nga 173 mijë banorë, 56 mijë prej tyre janë mbi 60 vjeç

Këtej e tutje vetëm e kujdesshme! Si mjek dhe profesionist i shëndetit publik kam mirëkuptuar çdo vendim te institucioneve në respekt të distancimit social, për më tepër në një mori informacionesh shpesh kontraditore për Covid 19, dhe aq më tepër në një sërë udhëzimesh të OBSH shpesh të pa qarta, të pa bazuara, dhe kontradiktore gjithashtu. Ndoshta i kam lodhur qytetarët duke më dëgjuar çdo natë, ndoshta kam përsëritur veten shpesh, por kam qenë dhe jam i drejtpërdrejtë me qytetarët!

Shpresoj të mos jem bërë “babai i mërzitjes”. I përulem mirëkuptimit dhe durimit të tyre, dhe tani që jemi në fund të kësaj epidemisë sërish ju kërkoj pak kujdes, asgjë më shumë! Ndërkohë inkurajoj komitetin e ekspertëve të jetë më i sigurt në rekomandimin për hapjen e plotë, situata epidemiologjike në vendin tonë dhe rajon na e mundëson këtë.

Jo një ditë por edhe një orë më parë se të tjerët të hapemi do kemi shumë me tepër përfitime. Jo vetëm ekonomike por mbi të gjitha psikologjike dhe shëndetësore! Kam theksuar të orientojë gjurmimin e rasteve përmes hetimit inteligjent dhe aplikimin e PCR, “tamponit”për rastet me klinike, dhe te planifikoje një studim seroprevalence për të parë shkallën e ekspozimit e ndërtuar strategji për të përballuar një rikthim të mundshëm të epidemisë në fund viti, të cilën unë e besoj pak, por nuk e përjashtoj dot, krahas analizave serologjike që po vazhdojnë aktualisht.

Kështu mund të kontrollojmë me sukses edhe më tej epideminë. Së bashku si deri tani do e fitojmë betejën me Covid 19! Për Zotin Erion besoj të kem qenë i qartë dhe korrekt!”, shkruan m jeku Pipero./b.b/fjala.al

Të fundit

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

Nga Ben Andoni Po të shikosh me kujdes historinë e të Majtës shqiptare, formacionet e të cilës i mbijetuan më shumë zhvillimeve politike në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV