Doni të jeni të parezistueshëm, ja vitamina që rrit epshin tuaj gjatë seksit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ashtuquajtura “vitamina e diellit” – që mund ta përvetësojmë lehtësisht nga ekspozimi i diellit gjatë verës – është thelbësore për një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë kujdesin për kockat, trurin dhe sistemin imunitar.

Por a e dini se marrja shtesë e vitaminës D mund t’ju ndihmojë të ringjallni dëshirën për të kryer marrëdhënie me partnerin tuaj

“Gjatë dimrit kur ka më pak rreze dielli, vitamina D mund të rrisë epshin tuaj”, shpjegoi Rob Hobson, kreu i ushqimit në Healthspan dhe bashkautor i Detox Kitchen Bible.

“Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në dëshirën seksuale, siç janë stresi, ankthi, depresioni, ilaçet, pirja e duhanit, pirja, sëmundjet dhe mbipesha,” tha ai.

Hulumtimet kanë zbuluar se vitamina D luan një rol kryesor në seksi për burrat ashtu edhe për gratë. Një studim, i botuar në revistën Klinike Endokrinologjia, zbuloi se burrat të cilët ishin kishin në dietën e tyre ushqime të pasura me vitaminën D kishin më shumë testosterone, se sa ata që nuk mbanin një dietë shumë të shëndetshme.

Për më tepër, hulumtimi i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Urologjisë dhe Nefrologjisë zbuloi se grave që iu gjetën nivele shumë të ulta të vitaminës D në gjak kishin probleme me seksin dhe nuk e shijonin atë.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë vështirësi në ngjallje, lubrifikim, orgazëm dhe kënaqësi.

Shumë studime të tjera sugjerojnë se mungesa e dritës së diellit gjatë dimrit ndikon në nivelet e estrogjenit, një hormon seksi femëror.

40 përqind të të rriturve që vuajnë nga mungesa e vitaminës D gjatë dimrit, sipas Anketës Kombëtare të Dietave dhe të Ushqyerit në Mbretërinë e Bashkuar, kanë probleme në dhomën e gjumit me partneren e tyre.

Lexo edhe :  Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë D, të tilla si vetëm peshq, vezë dhe kërpudha, mund të ndihmojnë shumë për jetën tuaj seksuale.

Të fundit

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Lajme të tjera

Web TV