Po iku babai… “fluturon” edhe i biri, dinastia Maldini në rrezik te Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dinastia Maldini te skuadra e Milan, është së fundmi më shumë në rrezik se kurrë, pasi klubi kuqezi që më parë ka patur, Cesare, ka patur Paolo e tani në fushë talentin Daniel Maldini, mund të sakrifikojë të mbeturit…

Mbajtja e një mbiemri është një barrë e rëndë. Gjyshi dhe babai i Daniel Maldini bënë historinë e AC Milan. Por ai, Daniel Maldini, është pikërisht në fillim të karrierës dhe me Paolon si menaxher duhet të jetë një gjë e veçantë, por jo gjithmonë e thjeshtë për t’u menaxhuar.

Vetë Paolo Maldini e pranoi atë në një “live” në mediat sociale me Bobo Vieri një muaj më parë: (fjala.al) “Djali im është shumë i mërzitur nëse flas me të për futbollin dhe në fakt ai kurrë nuk më bën pyetje. Por është normale, unë e kisha Cesare si trajner të dytë te Milan dhe në ekipin kombëtar dhe nuk më pëlqeu” tha ish mbrojtësi legjendar. përplasjet e tij me klubin dhe konflikti publik, mund ti kushtojnë vendi9n babë e bir.

Daniel Maldini, 18 vjeç u thirr në ekipin e parë nga Giampaolo, më pas zëvendësuesi i tij në stol, Stefano Pioli e bëri atë të debutojë në Serie A, në ndeshjen ndaj Verona në San Siro. Ai është i treti i dinastisë që vesh fanellën e AC Milan në ndeshjet zyrtare. Por me babanë e tij Paolo në ekuilibër të brishtë te kuqezinjtë, ai mund të sakrifikohet në treg. Nëse gjermani Ralf Rangnick me të cilin Paolo Maldini ka patur përplasje, zbarkon në Milano, shumëkush mes tifozëve pyet veten çfarë të ardhme e pret Daniel në Milanello.(fjala.al)

Të fundit

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin...

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do...

Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konfernecës për shtyp, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e...

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një seri temash. Kështu u shpreh...

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV