Theu rregullat e izolimit, Boris Johnson mbron këshilltarin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson nuk e ka shkarkuar këshilltarin e tij edhe pas skandalit të ngritur në media ku politikanë dhe qytatare e kanë akuzuar atë për mosrespektimin e masave izoluese.

Fjala është  për Dominic Cummings i cili akuzohet se ka thyer disa herë masat izoluese.

Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga qytetarë dhe politikanë të cilët e kërkuan dhe shkarkimin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Cummings ka vizituar disa herë familjen e tij në Angli pavarësisht se disa pjesëtarë kanë pasur simptoma të koronavirusi.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, Johnson refuzoi që ta shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij.

Kryeministri e justifikoi me faktin se ai ka vepruar në bazë të instikteve prindërore.

Gjatë konferencës për shtyp Johnson nuk u përgjigj disa prej pyetjeve të gazetarëve të cilët kërkonin të dinin nëse ai i ka thyer rregullat edhe gjatë muajve prill dhe mars.

Menjëherë pas deklaratës së tij ka ardhur dhe reagimi i parë nga kreu i Partisë së Punës, Keir Starmer.

Mungesën e masave administrative ndaj Cummings, ai e konsideron fyerje ndaj përpjekjeve të qytetarëve për të respektuar masat izoluese.

Burimi: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8352587/Boris-Johnson-REFUSES-sack-Dominic-Cummings-amid-rising-fury-lockdown-breaches.html

/Fjala/k.b

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV