Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë ku një motor është përplasur me një shtyllë elektrike.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet B.Ll., 30-vjeç, që po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi e për pasojë ai ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin, ndërsa motori është shkatërruar keq raporton Ora News.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Bulqizës, nga kalimtarët të rastit, ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.k.t/Fjala.al/