I prekur nga Covid-19, del përgjigja e testit të dytë për ish-lojtarin e Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lojtari i skuadrës së Kukësit, Izair Emini ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirusi. Futbollisti që tashmë aktivizohet në Superligën e Kosovës ishte i parë person nga bota e këtij sporti që rezultoi pozitv me Covid-19 vendin ku luan.

Lajmi u bë publik nga vetë lojtari përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se para dy ditësh ka bërë këtë test, i cili tashmë ka rezultuar negativ.

“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve në FB. Njëherit doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë. Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe doli si rezultat negativ, faleminderit edhe një herë të gjithëve. Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini.

Emini u habit nga rezultati i testit të parë, pasi nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dhe madje dyshoi edhe në vërtetësinë e analizës.

Futbollisti është shëruar plotësisht tashmë dhe është i gatshëm për të përfaqësuar në sulm ekipin e Dritës në Kosovë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Lajme të tjera

Web TV