“Ishte i vetmuar në Berlin”, Richard Grenell drejt dorëheqjes si ambasador

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi nuk kishte shumë miq në Berlin me mënyrën e tij jodiplomatike. Tani atë e pret me sa duket një detyrë e re në Uashington.

Richard Grenell, ambasadori gjerman në Berlin pritet të dorëzojë postin e ambasadorit amerikan. Ai konsiderohet besnik i fortë i presidentit, Donald Trump dhe spekulohet, se fillimisht do të mbështesë Trumpin në fushatën elektorale. Të dielën presidenti Trump e lëvdoi ambasadorin Grenell me tone të larta për punën e tij si koordinator i përkohshëm i shërbimeve sekrete në SHBA. « Richard Grenell është një superstar », tha Trump në një intervistë televizive. “Ai ka bërë një nga punët më të mira që kam parë ndonjëherë.”

Ambasada nuk komenton njoftimet

53 vjeçari i ngarkuar amerikan edhe për dialogun Kosovë-Serbi u thirr papritur në Uashington nga Trump për të marrë detyrën e koordinatorit të shërbimit sekret, të cilën më parë e kryente Jospeh Maguire, të cilin Trump nuk e kishte më me sy të mirë. Por të enjten senati konfirmoi John Ratcliffe si koordinator permanent të 17 shërbimeve sekrete.

Që në shkurt revista amerikane “The Daily Wire” ka rapotuar, se Grenell i ka bërë të ditur Shtëpisë së Bardhë synimet e tij për largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani. Por për këtë nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga përfaqësia diplomatike në Berlin. Këtë linjë ndoqi ambasada edhe këtë të dielë.

Zëdhënësja e Grenell është shprehur për një gazetë gjermane se nuk mund “ta konfirmojë aktualisht” raportimin për dorëheqjen e Richard Grenell. Nuk jepen komente për planet dhe udhëtimet e ambasadorit, thuhet.

US-Botschafter Richard Grenell im Weißen Haus (Getty Images/A. Wong)

Richard Grenell i vetmuar në Berlin

Lexo edhe :  Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Richard Grenell, i cili e përfaqëson SHBA prej dy vjetësh në Berlin ka shkaktuar pakënaqësi në Gjermani si në Ministrinë e Jashtme edhe në zyrën e kancelares për shkak të mënyrës së tij të drejtpërdrejtë jodiplomatike. Nga opozita madje pati zëra për ta shpallur atë „person të padëshiruar”.

Ambasadori amerikan, Grenell kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut Nord Stream 2.

Marrë nga DW

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV