Kërkohet nga të gjithë, Verona vendos çmim të ri për Marash Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e madhe klubeve për të pasur talentin shqiptar, Marash Kumbullën, në radhët e tyre ka bërë që Verona të mos qëndrojë duarkryq.

Deklarata e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, se ai dhe institucioni që drejton nuk mund të ndërhyjë e ndryshojnë dot rregullat e merkatos, pasi sipas tij kjo është një marrëdhënie që e rregullon tregu, është duke u shfrytëzuar nga Verona raporton Tuttomercatoweb.

Drejtori Sportiv i Veronas, Tony D’Amico, ka bërë me dije se është parashikuar një rritje e ndjeshme e vlerës së kartonit të Kumbullës. Vlera për t’u futur në negociatë tashmë është 30 milionë euro. Ndërsa në fillim të gjithë diskutimit, vlera fillestare parashikohej 20 milionë euro, shifër të cilën ishin të gatshëm ta paguanin shumë klube në Serie A, si Inter, Lazio, Napoli e Fiorentina.

Megjithatë kërkesat në rritje për 20-vjeçarin kanë bërë që drejtuesit e Veronas të ndryshojnë qëndrim, duke pretenduar se vlera e tij tashmë është minimalisht 30 milionë euro. Duhet theksuar se kjo është një shifër e lartë për klubet italiane, aq më tepër në këtë periudhë krizë, e cila bën të shihet se e ardhmja e Kumbullës të jetë larg Italisë dhe më pranë Anglisë, ku në garë për të janë disa klube me buxhet të madh si Chelesa e Manchester United.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV