Lubonja: Opozita të dalë kundër Ambasadës së SHBA nëse është në interes të popullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja kërkon nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha që, po qe e nevojshme, të dalë edhe kundër Ambasadës Amerikane në Tiranë, nëse kjo është në interes të popullit.

“Padyshim që duhet të dalë nëse është në interes të popullit. Duhet të dalë nëse mendojnë se këta (Ambasada) po mbështesin një gjë të padrejtë, me argumenta. Duhet të tregojnë se çfarë mbështetje po jep kjo Ambasadë për instalimin e regjimit në Shqipëri”, tha Lubonja në studion e News 24.

Megjithatë, Lubonja është i mendimit se “opozita pret mbështetjen amerikane, kur do t’i vijë radha”.

“Një opozitë që pret vendin t’ja çlirojë Amerika dhe t’i jap pushtetin atyre, duhet të ngrejë pyetje të mëdha”, tha Lubonja.

Sipas Fatos Lubonjës, reputacioni i Ambasadës së SHBA-së është në rënie për shkak të mbështetjes që po i jep kryeministrit Edi Rama.

“Kjo që po ndodh vjen për arsye përse Ambasada po mbështet Ramën. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, thotë ambasadorja, sikur është vazhdimësi, por për mua është mbështetje që i jep ‘sheikut të Albanisë’. Shembull më kuptimplotë se si është shkelur drejtësia, është shembja e teatrit. Mbështetja (për Ramën) është për qëllime të tjera që nuk kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës në Shqipëri”, u shpreh Lubonja./ Fjala.al

s.k

Të fundit

Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në...

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të...

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Lajme të tjera

Web TV