“Më përdhunuan në burg”/ Del ekspertiza për të riun shqiptar, që vrau studenten greke

Janë zbuluar të tjera detaje për atë që po ndodh në burg me shqiptarin Aleksandër Luca, që u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi.

Nga mediat greke bëhet me dije se nga ekzaminimet mjeko-ligjore konfirmohet se shqiptari është përdhunuar nga të burgosurit e tjerë. Mjekët e spitalit të burgut ku ndodhet ai kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.

Ndërsa pak ditë më parë, Aleksandër Luca deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunua në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.

“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka dëshmuar i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhunës ishte pa pantallona dhe mbathje.k.t/Fjala.al/