Nicole Scherzinger argëton fansat përmes Instagram-it, shihni çfarë bën

Nicole Scherzinger e ka mbajtur veten të zënë edhe këtë fundjavë, teksa bukuroshja përgatitej për një tjetër javë në karantinë, në shtëpinë e saj në Los Angelos.

Këngëtarja ka qenë mjaft aktive javët e fundit në rrjetet sociale, teksa është munduar çdo ditë ti ofrojë 4.5 milionë ndjekësve të saj në Instagram, momente të këndshme.

Orët e fundit ajo ka pyetur fansat për ngjyrën e flokëve që i shkon më shumë, duke ndërruar paruket nga rozë në të kaltër e më pas në bionde. Në të gjitha rastet, Nicole mbetet po aq joshëse sa origjinalja e saj.

Këngëtarja amerikane vijon të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet, duke qëndruar e izoluar në shtëpi me qëllim që të ruajë distancimin fizik, bashkë me të dashurin e saj Thom Evans./Fjala.al