SHBA u hoqi vizën, kush janë 170 zyrtarët e përfshirë në korrupsion?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2017, ambasada amerikane i ka ndaluar hyrjen në SHBA 170 zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe familjeve të tyre, pas informacioneve për përfshirje në raste korrupsioni.

Në këtë kohë, kur pritej dita-ditës edhe nisja e procesit të vettingut, u vunë në punë edhe ingranazhet e mekanizmit të amerikanëve për refuzimin e vizave për zyrtarët shqiptarë të përfolur për korrupsion.

Prokurorë, gjykatës, por edhe politikanë u ndaluan për të udhëtuar në SHBA si të korruptuar. Vetë ambasada amerikane e konfirmonte këtë më 26 janar 2017, por publikimi i emrave konkretë i ndalohej nga kuadri ligjor mbi të cilin funksionon.

Askush nuk e vë në dyshim që SHBA ka informacione të detajuara për çdo zyrtar të lartë dhe bllokimi i vizave nuk bëhet thjesht ngritur në thashetheme apo dyshime të rëndomta.

Përflitej se lista ishte shumë më e zgjeruar, por vetëm në shkurt të 2019-s, Ambasada Amerikane në Tiranë sinjalizoi se bëhej fjalë për rreth 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilëve u ishte refuzuar ose hequr viza amerikane. Pjesa dërrmuese e listës besohet se përbëhet nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë, apo persona atë tjerë që kundërshtuan reformën në këtë sektor.

Kjo nuk përjashton që mes emrave të jenë figura me peshë të klasës politike shqiptare.

Por ndonëse kanë kaluar më tepër se 2 vite që nga konfirmimi i këtij lajmi, ende nuk dihen se kush janë zyrtarët e përfshirë në raste korrupsioni.

Vonesat me reformën në sistemin e drejtësisë duket se ka penguar identifikimin apo edhe arrestimin e këtyre zyrtarëve, për t’i çuar pas hekurave.

Emrat e lakuar ndër muaj janë të tepërt, duke filluar që nga ish-kryeministri Berisha, të cilin kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare të 31 janari 2019 e sfidonte që të udhëtonte në drejtim të SHBA. “Po të pyes ty tani Sali, ti e kapërcen dot oqeanin Sali?!”.

Lexo edhe :  Mbahet sot 'Kamza Marathon', marrin pjesë sportistë elitarë, nxënës dhe vrapues amatorë

Berisha në atë kohë mohoi se i ishte refuzuar viza për pjesëmarrjen në një aktivitet përtej Atlantikut dhe se mospjesëmarrja ishte një zgjedhje personale.

“Kam marrë ftesa përtej oqeanit, por unë nuk shkoj.Nuk bëj unë udhëtim zyrtar.Nuk jam personi që përfaqësoj një forcë politike.E kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund”, u përgjigj ai.

Një tjetër emër i lakuar është ai i Besnik Imerajt, në atë kohë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Në media u publikua një kërkesë për informacion drejtuar ambasadës amerikane nga ana e kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja mbi arsyet e refuzimit të vizës për Imerajn. Besnik Imeraj dha dorëheqjen, duke mos iu nënshtruar vetting.

Emra të tjerë të lakuar ka plot, por ende askush nuk po vendoset përballë drejtësisë, edhe sa duhet të presim që të mësojmë kush është i korruptuari në Shqipëri?

Të fundit

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV