Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri një paralajmërim të fort kur u pyet nëse është shënjestër e deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila flet për një përpjekje për të vrarë reformën në drejtësi.
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta tha se “nuk mund te jem unë target i ambasadores amerikane se pastaj këtu hyjmë në probleme te tjera”. Sipas tij, Shqipëria është vend sovran dhe Presidenti nuk mund të jetë target i askujt.
Sa i përket platformës me 14 pika, Meta tha: “Ambasadorja e SHBA në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt normalitetit për Gjykatën Kushtetuese dhe në 8 prill, drejtori im i kabinetit i ka dërguar një platformë. Pra Presidenti në 8 prill i ka dërguar ambasadores amerikane platformën me 14 pika që edhe u bë publike. Nëse ka ndonjë shqetësim ta thotë se unë kam 50 ditë që ia kam çuar.”