Arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në prangat e policisë ka rënë 29-vjeçari me inicialet J.H, i cili është arrestuar pasi iu gjetën 205.4 gr kanabis me vete.

Policia gjithashtu ka arrestuar për vjedhje të artikujve ushqimorë shtetasin A.A, 25 Vjeç, ndërsa nën hetim është 17-vjeçari me inicialet A.N. Për të njëjtën akuzë është prangosur edhe 35-vjeçari me iniciale R. T., pasi u kap teksa po tentonte që të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar.

27-vjeçari me iniciale E. S., ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij dhe është arrestuar. Ndërsa të njëjtin “fat” me të ka pasur edhe K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë prangosur sepse po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe disa sende të vjedhura.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Lexo edhe :  "Erdha në Durrës sepse di që këtu ka banda", ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, i shtetasit R. T., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në rrugën “Kajo Karafili”, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai është larguar me biçikletë, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mihal Duri”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që i përdorte për të vjedhur (dy fletë sharrë hekuri, kaçavida dhe pinca), si dhe biçikleta më të cilën u largua ( e cila rezultoi e vjedhur).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Fjala.al/K.L

Të fundit

Pushteti i tepërt

Nga Leonard Veizi Historiani anglez Lord Acton, i njohur dhe si politikan liberal ka një shprehje që po e citojmë:...

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të...

Fajet i ka politika dhe jo populli!

Alban Daci Asnjëherë një popull nuk është fajtorë edhe kur ai sundohet nga një diktaturë. Populli shpesh është viktimë e një politike të gabuar dhe...

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV