Bella Hadid shkëlqen në kopertinën e “Vogue” të muajit maj

Ajo është e njohur për hirin dhe bukurinë e saj, me të cilat ka pushtuar kopertinat e revistave më prestigjioze të botës.

Por këtë herë, Bella Hadid ka tejkaluar veten, duke shkëlqyer e duke u konsideruar si një “minierë ari”, në kopertinën e muajit maj të revistës prestigjioze “Vogue Paris” të muajit maj.

Super-modelja vetëm 23 vjeç pozon e veshur me një fustan sensual në ngjyrë të bardhë, shoqëruar nga bizhu të rënda ngjyrë floriri. Ajo që godet më shumë në foton e kopertinës janë sytë e bukuroshes, shkruan Daily Mail.

Në fotot e tjera të publikuara nga vetë Bella, ajo shfaqet në prapaskenë teksa përgatitet për xhirime./Fjala.al