Modelja e mirënjohur Bella Hadid ka vendosur t’i japë kohë vetes dhe mirëqenies së saj, duke hequr dorë nga karriera 10-vjeçare si modele.
Ndonëse ajo ka korrur sukses në fushën e modelingut, përsëri nuk ndihet e përmbushur.
‘Pas dhjetë viteve si modele, kuptova se po i jepja shumë energji dhe dashuri diçkaje që nuk më jepte asgjë në këmbim’, – u shpreh ajo.
Tashmë është shpërngulur në Teksas, ku thekson se jeta e saj ka ndryshuar. Madje, thekson se nuk ka kaluar ndonjëherë më mirë. Tashmë ajo ka më shumë kohë për të kaluar me shoqërinë dhe për t’u kujdesur për veten. Një vendim ky fill pas luftës së heshtur me sëmundjen ‘Lyme’.
Megjithatë, ajo vazhdon të merret me biznesin e saj. Së fundmi, ka nxjerrë në treg ‘Ôrebella’ , e shqiptuar ‘aura-bella’, si linjën e saj të parfumeve./E.Ç