Stafi i mbretëreshës, nën masa të rrepta sigurie. Izolim 1 javë dhe 3 teste negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stafi i ngushtë i Kështjellës Windsor, që kujdesen për mbretëreshën Elizabeta dhe princin Filip, i nënshtrohen masave të rrepta kundër Covid-19. Stafi që i shërben monarkes, punojnë me turne, të ndarë në dy grupe, nga 3 javë secili.

E duke qenë se mbretëresha është izoluar dhe ka hequr dorë përkohësisht nga detyrat zyrtare për shkak të frikës së prekjes nga koronavirusi, edhe stafi që i shërben është i detyruar të ndjekë të njëjtin shembull. Ata duhet të kalojnë 1 javë në izolim dhe të rezultojnë negativ në 3 teste të njëpasnjëshme, përpara se të kthehen në kështjellë për të marrë turnin. Monarkja 94 vjeçare prej 9 javësh vijon të qëndrojë e izoluar bashkë me princin Filip, 99 vjeç.

Bashkë me ta, me turne të ndara, jetojnë 24 punonjës të devotshëm. Ata ndahen në grupe, 3 javë punon njëri grup dhe 3 javë grupi tjetër. Këtu përfshihen shefat e kuzhinës, stafi i mirëmbajtjes si dhe sigurimi. Ndërsa truprojat personale të monarkes kanë firmosur një deklaratë në të cilën pranojnë që deri në përfundim të pandemisë, do të jetë në kështjellën Windsor, larg familjes së tyre./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV