VIDEO/ Zbulohet një tjetër mënyrë e shpërndarjes së koronavirusit në urban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid-19 dhe transmetimi i tij kanë qenë kryefjala e muajve të fundit në të gjithë botën. Ndërsa janë marrë një sërë masash dhe janë treguar shumë mënyra se si duhet të ruhemi nga infektimi nga ky virus, së fundmi është publikuar edhe një video që shfaq si behët transmetimi i Covid-19 në një urban.

Daily Mail ka paraqitur video të udhëtimit në transport publik, të bërë nga firma e software-ve MSC, ku mund të shihet sesi një person i infektuar mund t’ua kalojë virusin pasagjerëve të tjerë vetëm duke folur.

Nga kërkuesit është zbuluar se dikush që mund të jetë duke folur me një mik në transportin e nëntokës mund t’i infektojë të tjerët me koronavirus edhe nëse nuk tështin apo kollitet.

Ndërsa modeli i ri tregon se si spërklat që lëshohen nga frymëmarrja shpërndahen në disa hapësira të mbyllura. siç mund të jenë mjetet e transportit publik.

Eksperti për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester Dr Julian Tang, tha për BBC News se spërklat e prodhuara ndërsa flasim nuk udhëtojnë aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit.

MSC Software, të cilët krijuan simulimin në fjalë, nga ana tjetër thonë se vendosja e maskës është jetësore për ngadalësimin e përhapjes së virusit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Ulen temperaturat me 5 gradë/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi...

Shqiptarët “nën armë”, vetëm kur i thërret politika

Nga Leonard Veizi   Deri në 9 maj, zyrtarisht jemi në fushë e betejën politike. Atë ditë, ndërsa Evropa kujton fundin e Luftës së Dytë...

PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I PD-së për qarkun Fier, Gazment...

Atentatet tronditin sërish vendin/ Breshëri plumbash makinës në Tiranë, 4 të plagosur

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur katër persona. Pas atentatit mafioz të ndodhur pak orë më parë në qytetin e Lezhës, ku mbeti i...

Lajme të tjera

Web TV