Dhuna ndaj romit/ Avokati i Popullit-bashkisë: Trego emrat e dy policëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetimet mbi rastin e bërë publik në media dy ditë më parë ku një i ri rom dhunohej nga punonjës të policisë bashkiake për shkak se kishte mbledhur kanaçe dhe mjete plastike.

Nga video duken se dy punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë zbresin/apo ai u ikën nga automjeti një i ri rom dhe pasi ai del nga automjeti, ata e përplasin me forcë atë në trotuar.

Nga pamjet e shfaqura në video kuptohet se i riu duhet të ketë qenë duke mbledhur mbetje te riciklueshme pranë koshave të mbeturinave urbane, sepse aty pranë përveç tre koshave për grumbullimin e mbeturinave, ndodhet edhe një karrocë e mbushur me mbetje të riciklueshme. Për shkak të dhunimit të punonjësve të policisë i riu bërtet duke kërkuar që ta lënë të lirë.

Ndërkohë në video duket që pas pak çastesh nga dalja prej makinës së policisë të personit të komunitetit rom, pranë makinës së Policisë Bashkiake, ndalon një makinë tjetër jo e Policisë Bashkiake, nga e cila zbret një person civil dhe afrohet tek vendi ku policët mbajnë me forcë personin në fjalë. Nuk dihet se cili është ky person dhe se çfarë roli ka ai në këtë ngjarje.

Për të bërë të mundur shqyrtimin e këtij rasti, bazuar në nenin 63, paragrafi i katërt i Kushtetutës, si dhe në nenin 19, gërma “b” të ligjit nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, i kemi kërkuar me shkresë Policisë Bashkiake, Tiranë që të na dërgojë shpjegime lidhur sa më poshtë vijon:

​1. Cilat janë arsyet dhe baza ligjore e kapjes së të riut rom nga dy punonjësit e Policisë Bashkiake Tiranë?

  1. Çfarë veprimesh janë kryer në rastin konkret me personin e kapur nga Policia Bashkiake?
  2. Cilat janë gjeneralitetet e personit të kapur dhe adresa e banimit të tij?
  3. Cili është qëndrimi juaj lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij nga dy punonjësit e Policisë Bashkiake?
  4. Cilët janë emrat e dy punonjësit e Policisë Bashkiake që janë përfshirë në këtë ngjarje?
  5. Cili është personi që ka ndaluar makinën prapa makinës së Policisë Bashkiake dhe është përfshirë në këtë ngjarje dhe çfarë detyre apo roli ka ai?

Të fundit

Mandati i katërt/ Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të...

Nga Roma në Indi e Bali: një udhëtim për të gjetur shpirtin

Nga Leonard Veizi “Eat, Pray, Love” është një rrëfim i lindur nga krisja e brendshme, nga ajo zbrazëti që shpesh mbetet pas kur shkatërrohet një...

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit ukrainas — shefi i Zyrës...

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e...

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej...

Lajme të tjera

Web TV