Shau Ramën, kolegu merr në mbrojtje Sandër Gjokën: Legjendë e gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Video e Aleksandër Gjokës teksa ofendonte rëndë kryeministrin Edi Rama për mbajtjen të në fuqi të masave izoluese për shkak të koronavirusit, bëri dje xhiron e mediave dhe të rrjeteve sociale. Reagimet ndaj këngëtarit ishin të ndryshme, ndërkohë që një prej kolegëve të tij, Big Basta, i ka dalë në krah.

Ai kërkon që çdokush të shoh përtej fjalëve të Gjokës, direkt në sytë e rrudhur të legjendës së gjallë, i cili “në kohën e pandemisë së muzikës ka luftuar pa reshtur dhe ka marrë vetëm duartrokitjet tona pa asnjë suport nga shteti, njësoj si mjekët që i duartrokitëm në ballkone”.

Reagimi i plotë

Kur e shikoni videon e Sandrit, mundohuni te shikoni pertej fjaleve, por direkt e ne syte e rrudhur te tij. Eshte legjende e gjalle dhe ne kohen e pandemise se muzikes ai ka luftuar pa reshtur dhe ka marre vetem duartrokitjet tona pa asnje suport nga shteti, njesoj si mjeket qe i duartrokitem ne ballkone. Tempulli i artit te tij u shemb me kohe nga fadromat e babezise, kaosit dhe injorances te cilat u ndihmuan nga mungesa e funksionimit te institucioneve shteterore per mbrojtjen e te drejtave te autorit dhe artit, i cili do te sillte nje mekanizem rregullator te menjehershem dhe veshet tona nuk do dhimbnin nga shumica e kengeve sot. Por nuk pame asnje te protestoje njezeri per te mbrojtur ate tempull dhe sidomos gjeneraten e re e ta largonim nga marrezia. Sandri eshte ai legjende e gjalle qe shfryn dufin e 30 viteve karriere suksesi te pambrojtur ne leter, dhe si musketier eshte detyruar me gjak ta mbroje i vetem. Keshtuqe, kur ta shani apo ta qeshni per gjendjen e tij emocionale, mundohuni te shikoni ne syte e tij cfare dhimbje dhe lodhje transmetojne. Ose ose me thjeshte beni krahasimin e fames dhe kontributit te tij, nese do te ishte ne nje shtet tjeter. Kaq kisha.

Të fundit

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Lajme të tjera

Web TV