Zhupa: Ndërtimi i teatrit të ri nga shteti, lehtëson oligarkët për kullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaron se me ndërtimn e teatrit të ri kombëtar nga shteti, qeveria ka lehtësuar oligarkun që do të ndërtojë kullat aty pranë.

E ftuar në Ora News, ajo deklaroi se kjo bëhet që të rritet më shumë përfitimi për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Ne sot jemi në një situatë absurde. Ne kemi arritur nga faza që teatrin dhe kullat i ndërton Fusha shpk në fazën që kullat i ndërton po ajo kompani private ndërsa teatrin e ndërton shteti. E gjitha është bërë për të lehtësuar oligarkun e rradhës për të ndarë tortën. Do jetë më e madhe pjesa e tortës që do të ndajë Rama, Veliaj dhe oligarkët e tjerë. Del Veliaj me projekt të gatshëm dhe thotë ky është projekti që do të ndërtojë kompania. Në momentin që do ta ndërtojë një tjetër, ti duhet të hapësh tender ndërkombëtar, të fitohet projekti dhe firmat. Është një lojë e madhe për të fituar sa më shumë oligarkët.” –tha Zhupa.

E pyetur për shembjen e kompleksit të ministrive, Zhupa thotë se nuk ka ende një projekt, pasi sipas saj, Veliaj sheh vetëm hapësirat të nevojshme për të ndërtuar kulla.

I referohem dokumentave të planit të përgjithshëm vendor të bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë ndryshim të destinacionit të godinave ministeriale. Në fund të ditës nuk e kanë fare se kush e ka ndërtuar. Ata e kanë gjithmonë syrin tek hapësira për të ndërtuar kullën. Kryebashkiaku ka thënë që do të prishë të gjithë pjesën prapa për të bërë që kullat të kenë një shtrirje sa më të madhe. Kalanë e Tiranës e kanë kthyer në lokale. Është mirë përderisa nuk është kthyer në kullë. Ashtu siç prishën teatrin dhe stadiumin mund të bëjnë gjithçka. Ka retorikën e propagandës me kaseta shumë të fortë. Falë zotit që disa televizione nuk shiten siç është Ora News. Veliaj ka një problem shumë të madh me televizionin tuaj sepse ju thoni të vërtetën. Ju po bëni punën tuaj që askush tjetër nuk po e bën dhe ju dukeni si delja e zezë. Ju po i shkoni qytetarëve në ndihmë.” -deklaroi zëdhënësja e PD-së./E.B./Fjala.al

Të fundit

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Lajme të tjera

Web TV